I preu veshin vëllait të gruas, detaje se si degjeneroi ngjarja në Topojan ku mbeti i vdekur dhëndrri

679
Sigal

Një ngjarje e rëndë raportohet që të ketë ndodhur në zonën e Maqellarës në Dibër. Si pasojë e një konflikti në familje një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur. Viktima mësohet se është vrarë brenda në banesë nga babai i nuses së tij.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në fshatin Topojan.

Raportimet e para janë se viktima i ka prerë fillimisht veshët vëllait të nuses dhe më pas është qëlluar nga të afërmit e tjerë të saj. Ai është qëlluar me sende të forta pas koke, ndërsa ende nuk bëhen me dije detaje të tjera lidhur me identitetin e viktimës dhe të plagosurit.

Ndërkohë në deklaratën e Policisë bëhet e ditur se janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas.

Sipas njoftimit  bëhet fjalë për shtetasin me iniciale G.D., 68-vjeç, Shtetasi A.D., 34-vjeç (vëllezër me njëri-tjetrin), dhe shtetasin V.Ç.,68-vjeç.

Deklarata e plotë e Policisë:

Dibër – Policia zbardh e dokumenton plagosjen me mjet prerës të 2 shtetasve, si dhe vrasjen me thikë të autorit të dyshuar të plagosjes së tyre. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P. Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasit: – V.Ç., 68 vjeç, banues në Topojan, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare” në bashkëpunim; – G.D., 28 vjeç dhe A.D., 34 vjeç, (vëllezër) për veprën penale të ‘Vrasjes me dashje’, të kryer në bashkëpunim