Elbasan/ Vritet me thika një djalë i ri nga Korça

414
Një djalë i ri nga Korça humbi jetën pak minuta më parë, pasi u përfshi në rrethana ende të paqarta në një konflikt të dhunshëm mes disa të rinjsh. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit Elbasan, para një lokali pranë stadiumit “Elbasan Arena”.
Gentian Bajraktari, 21 vjeç, banues në Korçë, është goditur me thika dhe për shkak të plagëve serioze që mori, është dërguar në urgjencën spitalore të qytetit. Mjekët thanë se i riu ndërroi jetë për shkak të goditjeve fatale. Policia ndodhet në vendngjarje. Ende nuk dihet nëse ka të ndaluar për këtë krim të rëndë që i mori jetën të riut korçar që sot gjendej në Elbasan.
Sigal