I moshuari e fsheh kokainën në mbathje, dënohet me 20 vite burg

485
Një i moshuar shqiptar është dënuar me 20 muaj burg pasi ishte kapur me një sasi kokaine që e kishte fshehur në të mbathura. Vendimi është dhënë gjatë ditës së sotme në gjykatën e Tiçinos në Zvicër. Bëhet fjalë për një 62-vjeçar shqiptar i cili është kapur me 498.2 gram kokainë që e kishte fshehur në trup. Arrestimi ishte bërë në datën 5 nëntor të vitit 2015. Shqiptari ishte duke udhëtuar nga Brukseli për në Milano, kur është ndaluar.
Sigal