Korçë/ Sekuestrohen 1.9 kg kanabis, arrestohen 5 persona

475
Sigal

Policia e Korçës ka finalizuar operacionin Antidrogë të koduar “Ballkoni” si rezultat i të cilit 5 persona kanë përfunduar në pranga për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” . Burime nga policia thanë se u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: Igli Mujo, 21 vjeç, banues në Korçë. Bledar Hasa, 28 vjeç banues në Korçë. Klajdi Demko, 22 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Florian Shkëmbi, 22 vjeç banues në Tiranë dhe Mariol Kolonjari, 28 vjeç, banues në Korçë (neni 283)

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 14.04.2016,në lagjen nr 6, Korçë, në një lokal, katër shtetasve të sipërpërmendur iu gjet një sasi prej 3,8 gr lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva të cilën dyshohet se ia kishin blerë shtetasit Mariol Kolonjari.Në vijim të veprimeve proçeduriale në lidhje me këtë rast, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Mariol Kolonjari iu gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale : 1.9 kg bimë e dyshuar Cannabis Sattiva. 1.6 gr e lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë. 1 autoveturë tip Audi me targa AA 175 MT, në pronësi të shtetasit Bledar Hasa, si edhe 5 (pesë) aparate celulari.