I futi solucion në sy/ Konflikt mes dy të moshuarave në Bilisht, njëra dërgohet në spital

118
Sigal

Një konflikt ka ndodhur mes dy të moshuarave në Bilisht, ku sipas informacioneve paraprake, njëra prej tyre dyshohet se i ka hedhur solucion në sy tjetrës.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa burime të sigurta raportojnë se e dëmtuara është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore dhe për të verifikuar dëmtimet që mund të ketë pësuar.

65-vjeçarja, e cila është shoqëruar në komisariatin e Devollit, thuhet se ka probleme të shëndetit mendor dhe aktualisht po merret në pyetje nga ana e policisë lidhur me ngjarjen.