I dënuar me 8 vite burg, prangoset 26-vjeçari, ja emri

451
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 26- vjeçar, pasi akuzohej për “Prodhimi dhe shitja të lëndëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:
Në datë 26.08.2017, nga specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër u bë ndalimi i Dorian Shehut, 26 vjeç, banues në Memaliaj.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi prokuroria ka lëshuar urdhrin e datës 24.03.2014, për ekzekutimin e vendimit penal nr. 21-2013-1025/129, datë 11.06.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, i cili është lënë në fuqi me vendimin numër 37 datë 27 shkurt 2014 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër për Dorian Shehu, pasi kjo Gjykatë e ka dënuar me 8 vite burg, për akuzat e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Sigal