Gjykata i zgjat qëndrimin në burg, Arben Isufajt

557
Sigal

TIRANË Ditën e djeshme, Gjykata e Tiranës ka zgjatur masën e arrestit me burg për Arben Isufajn, të njohur ndryshe me emrin “Ben Qimja”. Vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë për vendosjen e një mase të re sigurie ndaj tij. Isufaj akuzohet në Itali për trafik ndërkombëtar droge dhe është dënuar me 30 vjet burg. Tashmë kanë nisur procedurat për ekstradimin e Isufajt në Itali. Dy ditë më parë, Prokuroria Italiane i ka kërkuar Prokurorisë shqiptare, ekstradimin e 45-vjeçarit Arben Isufaj, të ashtuquajturit “Ben Qimja” nga Fieri. Nëse dokumentet për ekstradimin drejt Italisë nuk do të vinin brenda datës 9 Prill 2014, Arben Isufaj, i njohur edhe si “Ben Qimja”, do të lirohej. Ky ishte vendimi që kishte marrë  në 4 prill 2014, trupi gjykues i Apelit të Tiranës, i drejtuar nga Fatmira Hajdari. Në vendimin e Gjykatës së Apelit në Tiranës thuhej:” Miratohet vendimi i gjykatës së Shkallës së Parë, me ndryshimin që Arben Isufaj të rrijë në burg 30 ditë”. Meqenëse,Ben Qimja është arrestuar në datën 9 mars, atëherë në orën 24:00 të datës 9 Prill 2014, ai del i lirë. “Gjykata e Apelit vendosi: Miratimin e vendimit numër 548, të datës 11 mars 2014, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me ndryshimin që masa shtrënguese e përkohshme ndaj të ndaluarit Arben Isufaj, në bazë të nenit 494/6 të Kodit Penal të jetë 30 ditë që fillon nga data e arrestimit të tij, 9 mars 2014 ora 22:30 minuta. Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë. Trupi gjykues: Kryesues Fatmira Hajdari, anëtarë, Edmond Gogo, Gramoz Levanaj”, thuhet në vendimin e zbardhur nga Gjykata e Apelit.