I dehur në timon përplas një automjet dhe kërcënon me thikë shoferin, arrestohet 39-vjeçari në Pogradec

25
Sigal

Arrestohet në flagrancë një 39-vjeçar në Pogradec. Mësohet se 39-vjeçari K.R i dehur në timon, ka përplasur një automjet në aksin rrugor “Pogradec-Tushemisht”.

Pasi e përplasi, 39-vjeçari u konfliktua me shoferin e automjetit tjetër duke e kërcënuar me thikë e cila iu sekuestrua.

Njoftimi i Policisë:

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin K. R., 39 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Tushemisht”, automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin O. B. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Më pas, 39-vjeçari është konfliktuar me shtetasin O. B. dhe dyshohet se e ka kanosur atë, me mjet prerës.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.