I biri i tha se ishte zënë me bashkëmoshatarin, babai i revoltuar shkon dhe gjuan me shuplakë 14-vjeçarin

35
Sigal

Një 46-vjeçar është vënë nën hetim, pasi dyshohet se ka gjuajtur me shuplakë dhe ka kanosur me fjalë, një 14-vjeçar, sepse pretendon se ai është zënë me djalin e tij 13 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në Gjirokastër.

NOA

Njoftimi i policisë

Gjirokastër

Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Z. A., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi më datë 29.10.2024, në rrugë, dyshohet se ka gjuajtur me shuplakë dhe ka kanosur me fjalë, një 14-vjeçar, sepse pretendon se ai është zënë me djalin e tij 13 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.