I bie mbi kokë kova e llaçit, humb jetën punëtori i ndërtimit në Fushë-Krujë

512
Një i ri 27-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë. Mësohet se Altin Citozi, ishte duke punuar për ndërtimin e një pallati, në momentin kur i ra në kokë kova që transportonte materiale.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, teksa punëtorët për ndërtimin e e pallatit kishin nisur punën si çdo ditë.

Goditja ka rezultuar fatale për të riun, i cili ka humbur menjëherë jetën, pa mundur t’i jepet ndihma e parë.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal