Humb jetën 30-vjeçari në aksident në aksin Shkodër-Koplik

410
Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti. Mësohet se një automjet tip “Benz” me targë AA499AG u përplas me murin anësor në aksin Shkodër-Koplik, e për pasojë humbi jetën drejtuesi, shtetasi me iniciale E.A., 30 vjeç, banues në lagjen “Rus”. I riu ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra. Ndërkaq policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal