Arrestohet pas një viti 24-vjeçari që vendosi eksploziv në Fushë-Krujë

451
FUSHË-KRUJË-Policia e Durrësit ka vënë në pranga Sherif Halilin 24 vjeç pasi ishte autori i vendosjes së 4 kg tritol në dyqanin e tregtarit Bashkim Shabani më 6 qershor të vitit të kaluar.Sipas bluve të Durrësit tritoli nuk ka arritur të shpërthejë ndërkohë që Halili ka pohuar krimin para uniformave blu se kanë qënë motive personale ata që e shtynë të vendoste eksplozivin.
Policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësisë së bashkëpunëtorëve të tjerë ndërkohë po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësisë së bashkëpunëtorëve të tjerë dhe nuk bën me dije detaje të tjera për shkak të sekretit hetimor
Ngjarja ka ndodhur vjet ku Halili ka vendosur një minë kundratank me një mbushje prej 4 kg tritol dhe kishte montuar një mekanizëm për shpërthim me anë të celularit.Gjatë marrjes në pyetje ai ka deklaruar se e ka vënë eksplozivin për arsye personale. Në rrugë jo zyrtare, mësohet se ai ka pohuar se djali i Shabanit ka ngacmuar motrën e tij.
Sigal