Grushta mbi kolegun se e shau, deputeti i VV ende në paraburgim

659
Deputeti Frashër Krasniqi, i cili u përfshi në një sherr të dhunshëm dje me deputetin e Nismës, Milaim Zeka, nuk është liruar.
Sipas portalit Periskopi, Krasniqit i janë caktuar 24 orë paraburgim nga Policia.

Gjithçka ndodhi gjatë një emisioni të drejtpërdrejt në Klan Kosova, kur Frashër Krasniqi grushtoi dy herë Zekën pasi përplasja verbale degradoi në fyerje e sharje.
Si nga Nisma, deputeti i të cilës është Milaim Zeka ashtu edhe nga Vetëvendosje ka pasur reagim për ngjarjen. Edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dënoi dhunën.
Sigal