Gruaja dhunon rëndë të dashurin, i pret dhe organet gjenitale

485
Pasi rrahu burrin dhe ky i fundit mori “Urdhër Mbrojtje”, radhën e ka pasur i dashuri. Ngjarja ka ndodhur në Bulqizë dhe këtë herë personi me të cilin gruaja kishte një lidhje jashtëmartesore ka përfunduar në spital. Personi mbi të cilin është ushtruar dhunë ka pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, pasi është goditur dhe prerë me mjete të forta. Mësohet se ai ka pasur plagë të rënda edhe në organet gjenitale. Nuk dihet arsyeja e këtij rasti ekstrem të dhunës. Burri do të denonconte dhunën e ushtruar nga bashkëshortja në një nga mediat, madje ai kishte marrë dhe “Urdhër mbrojtje nga gjykata”. 55-vjeçari pretendonte se dhunohej sistematikisht nga gruaja, gjë që çoi më pas edhe në ndarjen e tyre.
Sigal