Greva e personave me aftësi të kufizuara në Elbasan, rëndohet situata

125
Sigal

Personat me aftësi të kufizuar në Elbasan, kanë hyrë në grevë urie prej tre ditësh.

Gjendja e tyre shëndetësore sa vjen dhe rëndohet, ndërkohë që familjarët në një prononcim për mediat, kërkojnë të rikthehet paketa higjeno- sanitare prej 1 mijë e 600 lekë.

 “Duam që kempi të jetë njësoj siç ka qenë. Kur i hoqën kempin djalit më thanë hajde se ka dal dosja me probleme. I kanë hequr dosjen higjeno sanitare. Vetëm unë jam, se dhe burrin e kam sëmurë”, thotë një familjare.

“Më kanë çuar me një kategori me 100 mijë lek. Mua këto s’më dalin. Kam një gocë një çun, me 100 mijë lekë s’i mbaj dot”, tregon një tjetër.

Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave përcaktohet se personat të cilët kanë dëmtime definitive, pa perspektivë përmirësimi të gjendjes shëndetësore, deklarohen invalidë të përjetshëm dhe duhet të paraqiten çdo 6 muaj pranë në Komisionin Mjekësor Epror. Por ata thonë se e kanë të pamundur të kryejnë kontrolle.