Greqi, 4 të arrestuar nga një operacion anti-drogë, kreu i grupit një shqiptar

532
Policia greke ka finalizuar një operacion anti-drogë në Athinë, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy shqiptarë dhe dy grekë.
Policia ka arrestuar kreun e grupit, një shqiptar 49-vjec. Gjithashtu është arrestuar edhe transportuesi i grupit, një taksist grek 57-vjec.
Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar edhe dy anëtarë, një shqiptar 43-vjec dhe një grek 56-vjec, ky i fundit përdorues droge.
Policia greke ka sekuestruar 6 kg 265 gram marijuane, 130 gram hashash çokollatë, 145 gram përzierës, sasi te vogla heroine e kokaine, 1 peshore, 820 euro, 4 celulare.
Sigal