Grabitje me dhunë në Lezhë, plagoset roja e karburantit

476
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë. Gjatë një grabitje në një biznes të zonës është plagosur roja e karburantit. Ndërkohe që bëhet e ditur që grabitësi ka marrë një sasi lekësh dhe është larguar.

Karburanti i grabitur ndodhet në rrugën dytësore Lezhë – Rrilë. Mësohet se grabitësi ka qenë i maskuar dhe me një makinë pa targa.

Roja i plagosur është në spitalin e Traumës.

Ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të autorit. Jane sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sugurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorit te kësaj ngjarje të rendë.