Aksident i fortë në rrugicat e Novoselës, tre gra në spital

421
Sigal

Një aksident i fortë ka ndodhur në rrugicën e Novoselës. Një djalë 29 vjeç, banor i fshatit, që qarkullonte me Renault, është përplasur me një Alfa që i vinte përballë e si rrjedhim, i ka plagosur tre gratë që udhëtonin në të. Të tria përfunduan në spital, kurse shkaktari Eridjon Qarri, përfundoi në burg.

Policia e Vlorës tha se arrestimi i tij u bë pas aksidentit që ndodhi rreth orës 23:30 në një rrugicë të fshatit Novoselë, Vlorë, të shtunën më 18 gusht;  ky shtetas duke udhëtuar me mjetin e tij Renault me targë AA 497 LF është përplasur me mjetin tip Alfa me targë AA 849 HF, me drejtues shtetasin O.N, 28 vjeç, banues në Novoselë, ku si rezultat i përplasjes kanë mbetur të dëmtuar tre shtetaset e mëposhtëme:  A.N, 24 vjeçe; S.A, 44 vjeçe dhe V.H, 43 vjeçe, të tre shtetaset me banim në Novoselë.Të dëmtuarat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.