Grabitje me armë zjarri në një pikë tranferte parash në Durrës

397
Dy persona të armatosur kanë marrë një shumë parash në një pikë transferte të parave ‘Western Union’. Kjo grabitje e armatosur ka ndodhur në lagjen 14 në Shkozet nga dy persona me kokore në kokë dhe të armatosur. Nga të dhënat e para të policisë mësohet se nuk ka persona të lënduar. Dy grabitësit janë larguar me motor pasi kanë marrë shumën e parave. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tyre.
Sigal