Grabitja në autostradë, 4 anëtarët dërgohen në gjykatë

396
Që prej datës 8 tetor 2015, katër pjesëtarët e një grupi që grabiste qytetarët me armë janë dërguar nga Prokuroria në Gjykatë si të pandehur për akuzën e “vjedhjes me armë” më shumë se një herë, kryer kjo në bashkëpunim, “Prodhim dhe Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit” dhe “moskallëzimit të krimit”. Sipas burimeve të Prokurorisë, në Gjykatë janë dërguar të pandehurit Andri Ndreka, Emiklen Vokshi, Ervis Aliu dhe Sebastjan Ajazi. Arrestimi i të rinjve u bë gjatë operacionit të koduar “Autostrada”, pasi nga veprimet hetimore, ka rezultuar se janë autorë të vjedhjes me armë, më datë 11 prill 2015, rreth orës 03.40, në Fushë Mamurras-Kurbin, të dy telefonave celularë, 400 Eurove, 7000 lekëve dhe disa dokumenteve identifikuese të shtetasve Englert Çupa, banues në Tiranë dhe Osman Çupa, banues në Burrel. Kur ranë pre e grabitjes, ata udhëtonin me mjetin “Volsvagen”, me targë AA 289 KS. Autorët në grabitje kishin qëlluar edhe me armë për të terrorizuar udhëtarët. Sipas hetimeve ka rezultuar se po këta shtetas kanë qenë autorë edhe të ngjarjes së ndodhur më 5 prill 2015, në të njëjtin aks Fushë-Mamurras-Kurbin, ku shtetasit Kreshnik Perndoj, banues në Lezhë, i cili drejtonte mjetin BMV, me targë AA 869 AG dhe personave që udhëtonin me të, iu kanë vjedhur katër telefona, një sasi lekësh dhe disa bizhuteri.
Sigal