Plagosi me armë zjarri 40-vjeçarin, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar

49
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier, ku një person është plagosur me armë zjarri.

Sipas informacionit të dhënë nga Policia e Fierit, rreth orës 21:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë janë njoftuar për një incident të ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi”, ku një shtetas ka plagosur një tjetër me armë zjarri.

Në momentin e marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mundur të identifikojnë autorin e dyshuar, shtetasin M. B., banues në Cakran. Ky i fundit është shpallur në kërkim dhe Policia ka nisur ndjekjen për kapjen e tij.

Në ngjarjen e ndodhur, M. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin G. H., 40 vjeç, banues në Fier. Ky i fundit është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.