Grabitet një dyqan i Lotarisë Kombëtare në Elbasan

481
Sigal

Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një dyqan i Lotarisë kombëtare në Elbasan. Ngjarja ndodhi gjatë natës.

Mësohet se autorët kanë thyer xhamat e dyqanit dhe më pas kanë hyrë brenda. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se autorët kanë vjedhur me anë të thyerjes një shumë prej 20.000 lekësh.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.