Drejtori i Përgjithshëm i DW/ Peter Limbourg: Jo çdo gjykim i politikanëve për median është i mirë. Media nuk është “kazan”

423
Sigal

Drejtori i “DW” kundër Ramës: Media nuk mund të përgjithësohet në “Kazan”

Drejtori i Përgjithshëm i medias prestigjioze gjermane, Deutsche Welle, Peter Limbourg i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për akuzat ndaj medias. Media nuk mund të përgjithësohet, tha drejtori i Deutsche Welle-s, duke kundërshtuar Ramën që e cilëson “kazan”. Ai përkrahu edhe protestën e studentëve, gjatë një bashkëbisedimi me studentë të gazetarisë. Peter Limbourg: “Unë jam vërtet i lumtur që erdhën shumë studentë për të diskutuar, pasi nuk e shoh këtë si një leksion të zakonshëm, mendoj se ishte një përjashtim. Për sa i përket protestës së studentëve, mund të them që ata kanë arsyet e veta, sepse situata për ta, nuk është shumë e mirë. Duke qenë se unë vij nga një shoqëri e hapur, mund të them se protesta është legjitime kur gjërat nuk shkojnë siç duhet. Sigurisht, që media nuk është kazan, media thjesht bën punën e saj. Si në çdo vend, kemi gazetarë të mire dhe të këqij, por media nuk mund të përgjithësohet. Megjithatë, jo çdo gjykim i politikanëve për median është i mirë dhe, sigurisht, jo çdo gjykim i gazetarëve për politikanët është i drejtë.