Grabitën arkëtaren e Ujësjellësit, arrestohet bashkëpunëtori

488
Ditën e sotme blutë e tiranës kanë arrestuar Afrim Serjanin, me banim në Durrës, i cili dyhohet si bashkëpunëtor në vjedhjen e çantës së punonjëses së Ujësjellësit, ku brenda saj gjendeshin 6 milionë lekë të vjetra. Mësohet se ngjarja ka ndodhur më 15.07.2016 ku në vendin e quajtur rruga “Halit Haxhia” ku E.A 44 vjeç, banues në Durrës nën kërcenimin e thikës, i ka marrë me dhunë nga dora çantën M. Ll, 54 vjeç, banuese në Babrru Tiranë.
Gjithashtu policia sqaron se nga informacionet e marra në rrugë operative dhe veprimet proceduriale u bë e mundur gjetja e automjetit tip “Renault” me targë AA903GX dhe automjeti tip “Opel” me targë AA481LB, mjete që dyshohet të jenë përdorur nga autori dhe bashkëpuntori i tij. Nga kqyrja e automjetit tip “Renalult”, u gjet një kuti plastike ku në brendësi kishte një shumë parash metalike me një vlerë të përgjithshme 5046 Lekë të reja. Po punohet intesivisht për kapjen e E.A, 44 vjeç, të shpallur në kërkim lidhur me këtë ngjarje. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës parë Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë”e kryer në bashkëpunim. 
Sigal