Goditi me thikë të riun, arrestohet 30 vjeçari në Poliçan. Emri

568
Sigal

Një 30 vjeçar, banues në fshatin Lybeshë të Poliçanit është arrestuar nga policia për plagosjen e një 27 vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lybeshë, ku shtetasi Ermal Senka pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur në trup me mjet prerës thikë, shtetasin me inciale L.Xh, banues në fshatin Lybeshë.

I plagosuri ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale ”Plagosja e rëndë me dashje” dhe ‘’Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta’’.