Godina u përfshi nga zjarri, të moshuarit e azilit në Fier do ta kalojnë natën në spital

25
Sigal

Të gjithë të moshuarit nga azili i pleqve në Fier do të transportohen ne spitalin rajonal të Fierit për t’u strehuar natën e sotme.

Ndërkohë nga zjarri disa prej të moshuarve nuk janë ndjerë mirë nga tymi dhe janë transportuar që në fillim në spital.

Kryebashkiaku premtoi ndërhyrje të menjëhershme për pastrimin e godinës dhe gjatë ditës së nesërme, të moshuarit do të rikthehet në ndërtesën përkatëse.