Gjendet pa ndjenja në lumin Lana 40-vjeçari, humb jetën në spital. Ja çfarë dyshohet

52
Sigal

Ditën e djeshme është konstatuar në ujërat e lumit Lana, një 40-vjeçari i i cili kishte humbur ndjenjat.

Pasi është transportuar në spital, shtetasi me iniciale E.D, ka humbur jetën.

Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundje të shëndetit mendor dhe ishte përdorues i lëndëve narkotike.

“Ditën e djeshme, është konstatuar në ujërat e lumit Lana, shtetasi E. D., 40 vjeç, i cili pasi është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, ka humbur jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundje të shëndetit mendor dhe ishte perdorues i lëndëve narkotike. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia.