Gjendet një i vdekur në stadiumin e Durrësit

392
Sigal

Një trup i pajetë është gjetur në hyrjen e stadiumit “Niko Dovana”, në Durrës. Mësohet se viktima është shtetasi P.N., 51 vjeç, punonjës i mirëmbajtjes së Stadiumit. Kalimtarë të rastit kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Pas hetimeve të parë, policia është shprehur se vdekja e 51 vjeçarit ka ardhur për shkaqe natyrale.