Gjendet në Kakarriq motori i vra.sësit të Ardian Nikulajt, mjeti u sekuestrua pranë banesës së porositësit (FOTO)

86
Sigal

Është gjendur në fshatin Kakarriq motori me të cilin u largua vrasësi i biznesmenit të Ardian Nikulajt.

Policia njofton se mjeti i përdorur nga protugezi, i paguar për të ekzekutuar Nikuljan u gjet afër banesës së Edmond Haxhisë, i cili është edhe porositësi, organizatori dhe financuesi i krimit të rëndë.

Rikujtojmë se dje policia zbardhi ngjarjen që kishte si motiv gjakmarrjen. Në kërkim është shpallur Edmond Haxhia, portugezi dhe 4 shtetas britanikë, që kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal.

Ndërkohë, Policia e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, për lokalizimin dhe kapjen e 6 shtetasve të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj.

Policia e Shtetit

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore dhe kontrollet në terren, për sigurimin e të gjitha provave që shërbejnë për dokumentimin e plotë ligjor të autorësisë së vrasjes së kryer më 19 prill, në Shëngjin.

Si rezultat i hetimeve, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe forcat operacionale të Policisë së Shtetit, në afërsi të banesës së shtetasit të shpallur në kërkim E. H., në fshatin Kakarriq, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan motomjetin e përdorur nga ekzekutori, për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj.

Grupi i posaçëm hetimor vijon hetimet dhe veprimet në terren, në funksion të dokumentimin të plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë, Policia e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, për lokalizimin dhe kapjen e 6 shtetasve të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj.