Gjendet i vetëvarur një 28-vjeçar në Përrenjas

450
Sigal

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga banorët e zonës në Stravaj.

Bëhet fjalë për një 28-vjeçarin Florian Albrahimi, i cili, sipas burimeve është gjetur i varur tek vendi i quajtur “Ura e Hakës”. Albrahimi banonte në Përrenjas por ishte duke ndenjur në Stravaj te të afërmit e tij.Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë. Për në vendngjarje është nisur policia e Përrenjasit dhe Ambulanca e spitalit të Përrenjasit.