Futet për t’u larë në det, mbytet 62-vjeçari në Durrës

494
Një 62-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit, pasi u mbyt në det.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:31 në sektorin “Apollonia”. Shtetasi Rr.R, banues në Kosovë, kishte ardhur për pushime në Durrës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë
Durrës, më 14.07.2017 Informacion paraprak.

Më datë 14.07.2017, rreth orës 13:31,në Sektor Apollonia, duke u larë në det është mbytur shtetasi Rr.R. 62 vjeç, banues në Kosovë. Shtetasi I mësipërm kishte ardhur për pushime në Durrës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Sigal