Furgoni përplaset me BMW në Thumanë, vdes shoferi i furgonit, plagosen prindërit me fëmijët

580
Një aksident me një viktimë ka ndodhur këtë mëngjes në Thumanë: Shoferi i një furgoni mallrash, Z.T. 38 vjeç, ka humbur jetën pas përplasjes me një BMW ku udhëtonte një familje, prindër e fëmijë.

BMW-ja drejtohej nga një 41-vjeçar maqedonas, që kishte gruan dhe fëmijët. Ata vetëm u plagosën dhe mësohet se janë në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut në spital. Krahas tyre, është plagosur edhe një udhëtar nga Kukësi, që ndodhej në furgonin e viktimës, me iniciale E.D.34 vjeç nga Kukësi. 
Sigal