FOTO/ Kapet ‘skifteri’ nga Laçi që furnizonte Tiranën me kokainë. I fshihte dozat në çelësin e makinës

433
Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri nga Laçi për prodhim dhe shitje drogash të forta. Sipas të dhënave zyrtare Shërbimet e policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë më datë 27.09.2017, arrestuan 25-vjeccarin Diklen Vata, banues në Laç.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi në vendin e quajtur zona e shkollës “Bajram Curri”, i është gjetur e fshehur në çorape një mbështjellëse me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës.
Në vijim është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Diklen Vata, ku gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe 18 mbështjellëse të tjera me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 22 doza me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 11.4 gramë.
– 3 aparate celularë
– mjeti i markës “Rover”
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.


Sigal