FOTO/ Detaji tronditës nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi: Në stadium ndodhej edhe nëna e tij

366
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku Aleksandër Lambi është ndarë nga jeta gjatë një sfide futbolli.

Futbollisti shqiptar 21-vjeçar ra pa ndjenja në minutat e para të lojës.

Mjekët dhe lojtarët e të dyja skuadrave u përpoqën t’i vinin në ndihmë lojtarit, i cili u dërgua në spital, por për fat të keq nuk arriti të shpëtonte.

Akoma më tragjike është se vdekja e futbollistit të ri ka ndodhur në sy të së ëmës.

Këtë detaj tronditës e zbulon gazetari Shpëtim Zinxhiria, nëpërmjet një statusi në faqen e tij në “Facebook”.

Statusi i plotë

Ne stadium ndodhej edhe nena e tij…Nje tragjedi ne familje shqiptare. Sot eshte ndare nga jeta  futbollisti shqiptar 21-vjecar Aleksander Lambi. Ish-futbollisti Apolon i Smirnit, por qe luante huazim tek ekipi i kategoris se 3-te greke ILIUPOLI. Futbollisti ka humbur ndjenjat ne minyten e 4-ter te takimi. Loja ka filluar ne mungese te ambulances dhe mjekeve. Ambulanca ja ardhur me 15 minuta vonese, ne nje kohe kur per 20 minuta te ndjerit po i jepej ndihme. Ne stadium ka qene duke ndjekur ndeshjen edhe nena e te ndjerit.

U prehsh ne paqe, qofte i lehte dheu per Ty Aleksander Lambi.

Image