Flet personi që gjeti foshnjën e pajetë në koshin e plehrave: U tmerrova

233
Sigal

Personi i cili po mblidhte kanaçe në momentin që gjeti foshnjën e vdekur e të braktisur, ka treguar momentin e tmerrshëm. Në një prononcim ai dëgjohet të thotë se ka hapur kutinë dhe kur ka parë krahun e bebes është tmerruar.

Menjëherë, sapo ka kuptuar që bëhej fjalë për një fëmijë, qytetari ka lajmëruar policinë.

“E kam gjetur rreth orës 12:00. E kam parë në një qese blu. E kam hequr qesen E kam hapur dhe në atë moment kam parë krahun që ishte foshnje. Kam lajmëruar policinë dhe ajo ka ardhur urgjentisht. E hapa kutinë dhe pashë që ishte foshnje dhe kam lajmëruar policinë direkt. Ka ardhur ambulanca. Shkova bëra deklarata dhe më lëshuan. Tregova si i gjeta. Kam hequr vetëm shiritin se lexonte seksi mashkull. Kutinë e kam hapur me shkop. Aty u tmerrova dhe lajmërova policinë,”- u shpreh ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në Tiranë, në lagjen e Ali Demit. Polciia e dërgoi trupin e foshnjës në morg, ndërsa gjeti dhe shoqëroi nënën që e kishte braktisur. Në deklaratë, 32-vjeçarja me inicialet H.M., u shpreh se e kishte hedhur beben pasi nuk kishte pasur para për funeral.