Po ecte në shesh, shqiptari dhunon policin grek pas debatit, efektivi përfundon në spital

290
Sigal

Një efektiv policie është dhunuar nga një shqiptar dhe ka përfunduar i shtruar në spital. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në sheshin Gaios në Paxos, Greqi.

Mësohet se efektivi në orët e para të ditës së djeshme, ka qenë duke ecur në shesh, në momentin që është përballur me shqiptarin. Të dy, kanë debatuar me njëri-tjetrin, ndërsa shqiptari e ka sulmuar dhe dhunuar.

Efektivi i policisë është dërguar në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa shqiptari është vënë në pranga. Dëshmia e policit, që ndodhet në spitalin e Janinës, pritet të zbardhë më tepër detaje.