Fier/ Policia parandalon krimin në familje, arrestohet kryefamiljari

499
Agjentë të policisë të qarkut Fier kanë bërë të mundur pasditen e së premtes parandalimin e një konflikti në familje në përdorim armësh. Në një njoftim për shtyp thuhet se, komisariati i policisë në fshatin Jagodin kanë marrë informacion se në shtëpinë e familjes Kapo po zhvillohej një konflikt mes dy bashkëshortëve. Menjëherë uniformat blu janë nisur për atje dhe kur kanë mbërritur kanë vënë në pranga të zotin e shtëpisë, shtetasin Aleksandër Kapo, si dhe kanë sekuestruar një armë automatike të tipit Kallashnikov. Në njoftimin zyrtar saktësohet se shtetasi në fjalë është arrestuar në kushtet e flagrancës, ndërkohë që materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit të Fierit.

Sigal