Fier, ndalohen për shpërdorim detyre dy punonjës të OSHEE-së

391
Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë së Fierit, ka finalizuar operacionin e koduar “Kontrata”, ku në pranga kanë përfunduar dy punonjës të OSHEE-së së Patosit. Të ndaluarit janë shtetasit Astrit Hysenaj, 51 vjeç, me detyrë shef i degës teknike të OSHEE-së, Patos dhe Tajar Zhupani, 62 vjeç, me detyrë elektriçist i OSHEE-së në Roskovec. Që të dy këta persona u ndaluan me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë lidhur një kontratë të re të energjisë elektrike me shtetasin me inicialet Y.C., me qëllim shmangien e detyrimit prej 1.4 mln që ky i fundit i ka OSHEE-së
Sigal