Fier, arrestohen për korrupsion 2 punojës të QKR-së

402
Dy punonjës të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit në qytetin e Fierit janë vënë në pranga pasi akuzohen për “korrupsion pasiv”, ndërsa janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë. Sipas Policisë së Fierit mësohet se pas një një hetimi dy-mujor nga Sektori për Krimin Ekonomik e Financiar në bashkëpunim me Task-Forcën e Prokurorisë së Fierit, u finalizua operacioni i koduar “Q.K.R”, ku u arrestuan gjithsej 5 persona, mes tyre dy punonjësit e zyrës vendore të QKR-së, Mehmet Muskaj 44 vjeç dhe Martin Tahamazaj, 40 vjeç. Po ashtu në pranga janë vënë edhe Zalo Mukaj,50 vjeç, Nexhat Kulla, 55 vjeç , Ervin Kumaraku, 34 vjeç. Të arrestuarit sipas policisë, ju merrnin lekë personave të ndryshëm që aplikonin për t’u regjistruar në zyrën e QKR-së, Fier.
Sigal