Eskobari shqiptar: Mos u shqetësoni, kujdesem unë për familjet tuaja

496
Gazeta Telegraf, duke iu referuar mediave greke, ka publikuar të dhëna të tjera për organizatën kriminale të drogës që u shkatërrua në Greqi tre ditë më parë, e cila drejtohej nga një 44-vjeçar shqiptar nga Saranda, i etiketuar si Baroni i Ballkanit apo Pablo Eskobari i Ballkanit. 
Policia greke ka përgjuar bisedat e tij me vartësit dhe trafikantët e tjerë të organizatës, që shpërndanin kanabisin nga Shqipëria, në Greqi dhe më pas në Evropën Qëndrore dhe shtetet Nordike. “Mos u shqetësoni. Në qoftë se ju kapin, unë do t’iu paguaj avokatët, unë do të kujdesem për familjet tuaja”, janë bisedat e përgjuara të Baronit të Ballkanit me vartësit e tij.
44-vjeçari ka lidhje të forta politike në Shqipëri dhe është financues i një partie politike të rëndësishme në vendin ton.  Këtë fakt e bëjnë të ditur edhe mediat greke, të cilat po i kushtojnë rëndësi të veçantë këtij rasti të trafikut ndërkombëtar të drogës. Organizata ndërkombëtare e drogës e drejtuar nga shqiptari qarkullon miliona Euro, saqë mediat greke flasin se “Baroni” ka aq para sa të paguajë borxhin e Greqisë.
Nuk dihet ende dhe nuk ka një informacion zyrtar nga policia shqiptare nëse homologët e tyre grekë i kanë vendosur në dijeni për këtë rast dhe as nëse kanë bërë kërkesë për arrestimin e bosit nga Saranda, që sipas PD është Kelmend Balili. Droga e kësaj organizate shitej në Ballkan për 2500 Euro një kilogram, ndërsa në shtetet nordike 1 kg kanabis kapte shifrat e 17 mijë eurove.
Sigal