EMRI/ Zgjidhet kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë

422
Sigal

Gent Ibrahimi është zgjedhur kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ibrahimi vjen nga bota akademike dhe nga pesë të zgjedhurit jo magjistratë.

Mbledhja po drejtohet nga gjyqtari Nurihan Seiti dhe e pranishme në të shihet edhe Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku.

Ndërkohë që Alfred Balla është zgjedhur zv/kryetar i KLP-së.

Kujtojmë se në 11 dhjetor, u përcaktuan 6 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilët janë: Besnik Cani, Gent Osmani, Antoneta Sevdari, Kosta Beluri, Bujar Sheshi dhe Arben Dollapi.