EMRI/ U denoncua i zhdukur, gjendet i mbytur 46-vjeçari që po punonte tokën

78
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku në mënyrë aksidentale ka humbur jetën 46-vjeçari Blerim Preçi.

Në denoncimin e familjarëve të tij, të bërë një ditë më parë në polici, thuhej se Preçi ka qenë duke punuar në një tokë buzë lumit Shkumbin dhe dyshimet ishin se ai mund jetë marrë nga uji i lumit.

Trupi i pajetë i 46-vjeçarit është gjetur pasditen e sotme.

‘Mëngjesin e djeshëm, shtetasi P. P. ka njoftuar sallën operative, se vëllai i tij, shtetasi B. P., 46 vjeç, gjatë mbrëmjes së datës 20.06.2023, kishte qenë duke punuar një sipërfaqe toke, buzë lumit Shkumbin, dhe nuk ishte kthyer më në banesë. Gjithashtu, familjarët e shtetasit B. P. kanë  deklaruar se dyshojnë se 46-vjeçarin mund ta ketë marrë aksidentalisht rrjedha e ujit, gjatë kohës që ka tentuar për të kaluar në kahun tjetër të lumit, për t’u kthyer në banesë’, thuhej në një njoftim të mëhershëm të policisë së Elbasanit.