EMRI/ Policia jep detaje për grabitjen e karburantit në Lezhë, kush është roja që u plagos me armë

461
Sigal

Policia e Lezhës ka dhënë detaje për grabitjen e karburantit në rrugën dytësore Lezhe-Rrile, ku mbeti i plagosur roja, pasi u përlesh me hajdutin e armatosur dhe të maskuar.

Policia bën me dije se punonjësi i karburanti që mbeti i plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën është Martin Prenga. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Më datë 18.08.2018, rreth orës 22:50, në aksin rrugor rural Lezhë – Rrilë, tek një karburant, një person për të cilin vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij, ka hyrë për të vjedhur dhe për pasojë ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri pistoletë shtetasi M.P., punonjës në karburant, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes”- thuhet në njoftimin e policisë.