EMRI/ Plagoset me thi.kë një person në Durrës, arrestohet autori

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në qytetin e Durrësit.

Autoritetet policore bëjnë me dije se Isak Vata, ka plagosur me thikë shtetasin B. M., 31 vjeç, banues në fshatin Bisht Kamëz, Durrës. Ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet këtyre dy shtetasve.

NOA

Isak Vata është arrestuar nga policia, ndërsa 31-vjeçari ndodhet në urgjencën e spitalit të Durrësit, për të marrë ndihmë mjekësore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50 në zonën e Fllakës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.