Emri i personit që humbi jetën në kabinën elektrike

Një person humbi jetën mesditën e sotme në Fier pasi u gjend i vdekur në një kabinë elektrike.

Sipas informacioneve të Policisë personi që ka humbur jetën në lagjen ‘Kryengritja’ është Vladimir Plaka, 45 vjeç.

Sigal

Deri më tani mësohet se shkak për vdekjen e tij është bërë kontakti me rrymën elektrike.

Për shkak të kësaj ngjarje në të gjithë zonën është bërë stakimi i energjisë elektrike.

Ndërkohë që Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në datën 04.06.2019, në lagjen “Kryengritja” Fier, pranë një kabine elektrike, është gjetur i vdekur shtetasi  V.P, 45 vjeç, banues në Kuman, Fier.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasin V.P e ka zënë korenti.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.