EMRI/ Aksidentoi për vdekje të moshuarin, përfundon në pranga 56-vjeçari në Fier

108
Sigal

Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme një 56-vjeçar me iniciale P. L. pasi ky i fundit aksidentoi një të moshuar në aksin rrugor ‘Levan-Fier’, i cili më pas ndërroi jetë në spital nga plagët e marra.

Raportohet se aksidenti ndodhi rreth orës 13:30 ditën e sotme teksa shtetasi Mystahak Hoxha i cili drejtonte automjetin e tij tip Toyota aksidentoi 92-vjeçarin M. H. i cili ndërroi jetë në spitalin e Fierit disa orë më pas.

Sakaq, materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtjeshme procedurale.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier bënë arrestimin e shtetasit P. L., 56 vjeç, banues në Fier, pasi rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Fier-Levan”, automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin P. L. ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin M. H., 92 vjeç, banues në Zhupan, i cili pas disa orësh ndërroi jetë në spitalin e Fierit. Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtjeshme procedurale.