Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur “ Ura e Mifolit” .
Burime zyratre policore thane se, një makinë ka përplasur një këmbësor dhe si pasojë nga goditja e fortë ka humbur jetën.
Drejtuesi i makinës është identifikuar si Blerim S.
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Levan-Vlorë, automjeti me drejtues shtetasin B. S., 40 vjeç, banues në Vlorë, ka përplasur një shtetas (këmbësor), i cili ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit që ka ndërruar jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.




















