EMRAT/ Ja kush janë shqiptarët që morën peng të riun në Londër

131
Sigal

Janë 6 shqiptarë, mes tyre një grua, dolën sot përpara një gjykate në Londër si të akuzuar për pengmarrjen e një shqiptari ne kryeqytetin britanik.

Shumica e të arrestuarve janë një grup kriminal nga Vlora që kontrollonte disa shtëpi bari ngritur Mancester dhe qytete të tjera të Anglisë.

Shumica e të arrestuarve janë një grup kriminal nga Vlora që kontrollonte disa shtëpi bari ngritur Mancester dhe qytete të tjera të Anglisë.

Zyra e shtypit në Metropolitan Police tha se për pengmarrjen e të riut nga Fieri, emigrant në Angli, akuzohen këta persona.

Nekid Arapi-26 vjeç banues ne Atterbury Road, Haringey, akuzohet për rrëmbim person, pengmarrje, posedim me qëllim shitje lëndë narkotike kanabis dhe kërcënim për të vrarë.

Xhon Guveli-28 vjeç, akuzohet për rrëmbim person, pengmarrje.

Fation Arapi-27 vjeç, banues ne New Road, Peterborough, akuzohet për rrëmbim person, pengmarrje.

Armando Brahashaj-26 vjeç banues në Aylestone Avenue, Brent, Londër, akuzohet për rrëmbim person, pengmarrje.

Eduart Çepele-30 vjeç, banues në Barrington Street, Mancester, akuzohet për rrëmbim person, pengmarrje.

Emanuela Arapi-28 vjeçe, banuese në Barrington Street, Mancester akuzohet për pengmarrje.

Të 6 të arrestuarit iu komunikuan akuzat në gjykatën Willesden Magistrates.

Më 28 tetor ata do të dalin përpara gjykatës së krimeve Harrow Crown Court.

Mësohet se 30-vjeçari u mbajt peng për 12 ditë dhe pak përpara se të mbaronte afati për të paguar 400.000 stërlina u arrestuan. Për lirimin e tij, u përfshi Policia e Shtetit, duke bashkëpunuar me NCA- FBI-n britanike dhe Policinë Metropolitane londineze.

Pas lirimit, 30-vjeçari Nertil Buzi ndodhet në spital, nën ruajtjen e policisë. Mësohet se ai ka dëmtime të shumta trupore pas një dhune të fortë gjatë kohës kur u mbajt peng ne lindje të Londrës.