EMRAT/ Akuza për trafik droge, kush janë dy të arrestuarit sot në Korçë

623
Sigal

Policia e Korës ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për trafik droge. Burime zyrtare thanë se në vijim të një aksioni në 25 mars të këtij viti ku u arrestuan 4 persona, sot u kapën edhe dy bashkëpunëtorët.

Burimet thanë se pas hekurave përfunduan Hamit Hoxhalli, 37 vjeç, dhe Dorian Karuni.

NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të informacionit datë 25.03.2018, i cili bën fjalë për arrestimin në flagrancë të katër shtetasve, të cilëve në pyllin e fshatit Vidohovë-Devoll, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 121 kg bimë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, ju informojmë se:

Në bazë të një hetimi 3 mujor, kryer me metoda speciale, si edhe në zbatim të urdhërit nr 316 datë 17.05.2018 të Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i dy bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje:

• Hamit Hoxhalli, 37 vjeç, banues në fshatin Vidohovë-Devoll.

• Dorian Karuni, 28 vjeç, banues në fshatin Miras-Devoll, të dy për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”. Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:

• E.Sh, 33 vjeç, banues në fshatin Vidohovë-Devoll, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Nenet 283/a/2 e 22 si edhe 300 të Kodit Penal.