Elbasan, 50 mijë lejë për një leje ndërtimi, arrestohet ish-specialisti

419
Sigal

ELBASAN – Premtimi për pajisjen me një leje ndërtimi në këmbim të parave, ka çuar në pranga 24-vjeçarin Gledis Sinametaj dhe Muharrem Alla 62 vjeç, i cili do të jepte 50.000 mijë lekë.  Sinametaj banues në fshatin Shezë Peqin, me profesion ish-specialist pranë N/Prefekturës Peqin i ka premtuar Muharrem Alla, banues në fshatin Pajovë Peqin, se do t’i nxirrte një leje ndërtimi për një objekt që e kishte ndërtuar pa leje.
 
Ndalimi i tyre është bërë i mundur nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik-Financiarë në Drejtorine Policise Qarkut Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Elbasan.

Ndaj dy të ndaluarve rëndon akuza e Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe policia po punon për dokumentimin e plotë të veprave penale.